Interi është “bunker”, Napoli lëshon pikët e para

0

Herët a vonë do të ndodhte: pas 8 fitoresh rresht, Napioli është ndalur te barazimi 0-0 sot, nga një Inter “mur”, ose më saktë një Handanoviç “mur”.

Ishte një ndeshje e shumëpritur dhe në fushë u luajt mirë, por në fund tifozët dolën të zhgënjyer nga fusha, ashtu si lojtarët e Napolit, që nuk patën shanse si zakonisht.

Ishte nata e Handanoviçit, i cili si në pjesën e parë, ashtu edhe në fundin e takimit ndaj Mertens, evitoi gola të sigurt. Fitorja do të shërbente jashtëzakonisht për renditjen dhe moralin e Napolit, ;por edhe kështu jugorët mbeten të parët, por Juventusi mund të afrohet nesër.

Interi tregoi se fitorja në derbi nuk ishte rastësi, sepse tashmë është një skuadër që di të mbrohet dhe të bëjë llogari, pra një skuadër që di të luftojë për titull. Nuk është ende në nivelin e Napolit dhe Juventusit, ndoshta, por e ardhmja duket e shkëlqyer.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.