Interi “blindon” Ikardin

0

Drejtori i Interit, Piero Auzilio e cilëson të paprekshëm sulmuesin argjentinas

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Serinë A. Kjo ka bërë që ai të fitojë dhe një vend në kombëtaren argjentinase e drejtuar nga Horge Sampaoli. Dhe Interi nuk ka asnjë qëllim të lejojë largimin e sulmuesit dhe është gati ta “blindojë” atë duke i rinovuar kontratën ose rritur së tepërmi klauzolën që Ikardi ka me zikaltërit. Ka qenë drejtori i klubit nga Milano, Piero Auzilio, i cili duke folur për “Premium Sport” ka thënë: Nuk besoj se ka nevojë të madhe për të diskutuar shtimin e klauzolës së Ikardit me klubin. Kur ekziston vullneti i mirë i lojtarit për të qëndruar dhe i joni njëkohësisht, nuk shoh ndonjë nxitim për të shtuar klauzola për qëndrimin e tij. Mauro Ikardi është një lojtar që vlen shumë për Interin, ka një kontratë afatgjatë me klubin dhe sipas të gjitha gjasave në të ardhmen ai do të qëndrojë edhe më gjatë në San Siro.”

Rishikimi – Drejtori i Interit ka shtuar nga ana tjetër se ekziston mundësia që kontrata e Ikardit me Interin të preket sërish në të ardhmen, duke lënë të kuptohet një përmirësim të mëtejshëm. “Nuk përjashtohet asnjë mundësi, por këto janë diskutime që i përkasin të ardhmes”- ka thënë ai.

Spaleti – Drejtori i Interit ka folur dhe për trajnerin Spaleti. “Mendojmë se kemi ndërtuar diçka të rëndësishme, por e vërteta e madhe është se nuk kemi bërë ende asgjë, jemi duke punuar për një projekt serioz. Grupi që kemi ndërtuar ka dëshirë për të punuar, por tani nuk është momenti për të parë renditjen. Jemi mjaftueshëm të rritur për të kuptuar se renditja nuk ka vlerë në javën e tretë apo të katërt, por në javën e fundit”- ka thënë Auzilio.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.