Interesimi më i mirë mbërrin për Rei Manajn, do të shtonte numrin e shqiptarëve në La Liga

Rei Manaj shkëlqeu në sezonin e shkuar me Barcelonën B duke shënuar 12 gola. Për shkakun e moshës së tij 24-vjeçare dhe realizimeve të ardhura në futbollin e të rinjëve, këto gola nuk kanë pasur peshën e duhur që të reflektojnë në merkato. Deri tani ofertat për sulmuesin shqiptar kanë mbërritur nga Serie B dhe divizioni i dytë i futbollit në Spanjë.

Por së fundmi duket se interesimi më i mirë ka ardhur për Manajn. Mediat spanjolle raportojnë se Cadiz ka hedhur sytë drejt sulmuesit shqiptar. Nëse do të përfundonte marrëveshja me Barcelonën B do të shtohet numri i futbollistëve të Kombëtares në elitën e Spanjës pas Keidi Bares dhe Ivan Balliut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online