Emocionuese/ “Ti je i vërteti? Do të ndjek deri në fund”! Ka shënuar në bllok të gjitha golat, Mesi flet me 100-vjeçarin e apasionuar pas tij

Mes tifozëve të shumtë që ka Lionel Mesi në gjithë botën, më i veçanti është Hernano Mastrangelo. Ky i fundit ka shënuar në bllokun e shënimeve të gjitha golat e realizuara prej yllit argjentinas që në nisjen e karrierës së tij. Pra në të mund të gjenden statistika të ndryshme sa i përket yllit të Barcelonës.

Për datëlindjen e Hernanos që mbushi 100-vjeç ka ardhur edhe dhurata më e bukur, një telefonatë me Lionel Mesin. “Përshëndetje, Hernan. Historia jote erdhi te mua dhe më dukej e çmendur. Dua të dërgoj një përqafim të madh dhe të falënderoj për atë që bën, që më ndjek dhe më uron më të mirën”, tha Mesi.

Nga ana tjetër Hernano Mastrangelo nuk po e besonte se bëhej fjalë për Lionelin e vërtetë dhe për këtë arsye është siguruar te nipi i tij. Pas shpërthimit në lot, Hernano i jep premtimin Mesit: “Do të ndjek deri në fund”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online