Barcelona është rikthyer në Europa League pas 17 vitesh mungesë. Por këtë herë katalanasit shkuan në këtë kompeticion pasi u eliminuan nga grupet e Champions League. Duke zënë vendin e tretë, ishte Benfika që mori biletën për të shkuar më tej së bashku me Bajernin e Mynihut.
Ndërkohë vërtet interesante është fakti se herën e fundit që Barcelona nuk arrinte dot që të kalonte grupet e Champions League, nuk kishin lindur ende tre yje të katalanasve të sotëm, që po e përjetojnë së tepërmi situatën që e shohin për herë të parë. Bëhet fjalë për Eric Garcia, Pedri dhe Ansu Fati, ndërsa kjo goditje e rëndë do t’i ndodhte Barcelonës në sezonin 2000-2001. /Sport Ekspres/