E habitshme/ Nuk festojnë se lanë jashtë Barcelonën, tifozët e Benfikës vërshëllejnë trajnerin e tyre në fund të ndeshjes

Benfika ka arritur që të lërë jashtë Champions League një skuadër si Barcelona. Katalanasit janë rikthyer pas 17 vitesh që të luajnë në Europa League. Por kjo nuk ishte një arsye e mjaftueshme që tifozët portugez të duartrokisnin trajnerin Jorge Jesus.

Gjithçka nisi që me hapjen e takimit, teksa në stadium po tregohej formacioni i ndeshjes dhe vërshëllimat nisin të gjitha kur përmendet Jorge Jesus. Gjithashtu edhe në mbyllje të ndeshjes, ku u sigurua kualifikimi, shumë tifozë po vërshellin trajnerin dhe disa prej tyre ngritën shamitë e bardha.

Arsyeja kryesore është fakti se Jesus po qarkullonte në media si trajneri më i ri i Flamengos. Tekniku i ekipit portugez e shihte veten në prag shkarkimi pasi gjërat nuk po i shkojnë më së miri në kampionat, por qartësisht kjo fitore ndryshon çdo plan. E nga ana tjetër, tifozët nuk harrojnë, për asnjë arsye të vetme, madje as në rastin nëse lë pas vetes Barcelonën… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online