Makabi Haifa interesohet për Armando Sadikun, raporton uebsiti izraelit Ynet.co.il.
Makabi ka larguar thuajse gjithë të huajt dhe dje zyrtarizoi mesfushorin e kombëtares bullgare Georgi Kostandinov, i marrë falas, ndërsa ka firmosur kontratë dy-vjeçare, me 250.000 dollarë në sezon.
Në të njëjtin shkrim shtohet se edhe Sadiku është pëlqyer nga Makabi, por kostoja e kartonit të tij e bën tepër të vështirë transferimin, pasi nuk ka shans që Makabi të paguajë disa milionë euro, në një treg futbolli ku klubet e kampionateve dytësorë po operojnë me tranaferime me parametér zero, ose pa i ka luar 1 milion eurot si shpenzim për blerje kartoni.