Inteligjenca kroate zgjedh lojtarin që duhet të fitojë Topin e Artë, është kundër rrymës: Karim Benzema në super nivel!

Edhe pse Lionel Messi është favoriti kryesor për fitimin e topit të artë, duket se Benzema do t’ia bëjë disi të vështirë argjentinasit me formën e paraqitur në javët e fundit. Francezi po kalon një super moment tek Reali i Madridit, sidomos pas ardhjes së Ancelottit në krye të pankinës.

Mesfushori i Realit të Madridit, Lukas Modriç deklaron se Benzema është lojtar fantastik dhe absolutish meriton fitimin e Topit të Artë. “Ka disa kandidatë që mund ta fitojnë. Karim (Benzema) është një prej tyre. Ai e meriton sepse si ka luajtur këtë vit dhe karrierës. Gjithmonë ka qenë në top nivel. Ka fituar titull me Francën dhe është e rëndësishme në vota. Shpresoj që Karim të fitojë Topin e Artë” u shpreh Modriç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online