Inspektohet stadiumi i Fushë Krujës, një muaj kohë për Kastriotin

0

Kastrioti synon ti luajë ndeshjet e sezonit të ri në Kategorinë Superiore në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Fusha e impiantit është mjaft cilësore, megjithatë mbetet fakti që bëhet fjalë për një strukturë modeste dhe larg standardeve të futbollit elitar.

Kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të zbresë në terren dhe të inspektojë stadiumin në Fushë Krujë, duke i lënë edhe detyrat klubit të Kastriotit për punimet që duhen realizuar. Duke nisur nga tribuna kryesore, që është e vogël dhe ka nevojë për një pjesë të veçantë për gazetarët, për të vazhduar më dhomat e zhveshjesm, tunelin apo edhe përcaktimin e vendeve për transmetimin e ndeshjes.

Shefi i Sektorit të Liçensimeve në FSHF, Eduard Gjini i la detyrat klubit të Kastriotit, që tashmë ka një muaj kohë për ta bërë stadiumin të përshtatshëm për të zhvilluar ndeshjet e Kategorisë Superiore. Në të kundërt, ekipi krutan do ti duhet të gjejë një tjetër impiant për të luajtur ndeshjet si pritës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.