Andres Iniesta foli për mikrofonat e “TV3” pas ndeshjes në “Stamford Bridge”. Nëse në vitin 2009 ai shënoi një gol deçiziv, dje ishte ai që dha asistin për golin e Leo Mesit. “Ishte një ndeshje që i kishte të gjitha. Një ndeshje Champions. Shumë intensive dhe përballë një ekipi të madh. E dinim se do të ishte e vështirë. Goli erdhi sepse e kërkuam me çdo kush dhe ishim të gjithë përpara, duke sulmuar zonën kundërshtare, teksa u desh shumë përqendrim.
“Mendoj se tani ndeshja që do të kemi në shtëpinë tonë do të jetë ndryshe. Duke luajtur përpara njerëzve tanë, e njohim më mirë fushën dhe loja e manovrat tona do të jenë instiktive. Por, e dimë se do të jetë e ndërlikuar, sepse ata do të luajnë për gjithçka. Ata janë një nga ekipet më të mira në Europë, kanë futbollistë të mëdhenj dhe kjo është Champions, ndaj do të duhet ende shumë. Në këtë kompeticion një gabim apo mungesë përqendrimi të penalizon shumë”.