Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile ka folur rreth të ardhmes së tij. Italiani me 29 golat e shënuar vjet, u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A. Kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm të tijin nga kryeqytetasit, por Çiro i mohon këto zëra. Interesimit të Tonenhemit ai i përgjigjet se ndihet mirë te Lacio.
“Ndihem i lumtur dhe krenar për arritjet e mia sezonin e kaluar.”,- u shpreh lojtari i kombëtares Italiane. Më tej ai shtoi: “Dua të zgjas kontratën time te Lacio edhe më gjatë, por do të flasë me drejtorin Tare dhe presidentin Lotito pasi ata të lirohen nga angazhimet e momentit me merkaton.”
Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2017/2018, Immobile nuk mendon se do ta arrij sërish këtë gjë me ardhjen e Ronaldos në Itali. “Ai do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, si në fushë ashtu edhe në garën për të qenë golashënuesi më i mirë, prandaj ndihem me fat që e fitova vjet këtë titull personal”,- përfundoi Imobile