Iliria zyrtarizon skuadrën e re dhe “kërcënon” Tiranën

Te Iliria u kanë dhënë dje fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të sezonit, që do ta zhvillojnë në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës. Fushë-krujasit këtë sezon do të jenë pjesë e grupit B, dhe kalendari u ka rezervuar si përballje të parë ekipin e Tiranës. Pavarësisht kësaj, ka edhe nga ata lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës kryeqytetase, dhe këtë përballje e shohin si shumë të fortë. Një prej tyre është edhe mesfushori Denis Kurti, i cili në një prononcim për “Sport Ekspres” u shpreh: “Është privilegj të luash përball Tiranës, skuadrës më të titullar në vend, dhe mua si ish më vjen keq që kjo skuadër luan në Kategorinë e Parë, megjithatë ky është futbolli ka ulje ngritjet e veta. Sa i takon ndeshjes, ne do shkojmë të bëjmë lojën tonë, do luajmë futboll, rezultati do vijë në sajë të paraqitjes tonë. E gjithë skuadra është gati për këtë ndeshje, e cila ka marrë vlerësim maksimal nga ana jonë. Marrja e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje, është synimi ynë”, – u shpreh Kurti.

Formacioni i mundshëm: Baku, Boçi, Paplekaj, Dulo, Turkaj, Doçi, Bardhi, Mëllugja, Kurti, Berberi, Lleshi. Trajner: F.Sala.

Bujar Balliu

Lista e federimeve të Ilirisë

Portierë: Redjon Baku, Eduin Ujka, Florian Ziri

Mbrojtës: Flogers Sala, Gjevahir Paplekaj, Xhorxhian Boçi, Hamit Voga, Rudolf Turkaj, Adriatik Hasa, Endri Gjergji.

Mesfushorë: Donald Mëllugja, Ledio Doçi, Mikelanxhelo Bardhi, Denis Kurti, Kevi Berberi, Imer Zuna, Taulant Lama, Ernest Simo, Emanuel Dulo, Oltion Balluku, Xhuljan Ikonomi, Sajmir Gjokeja.

Sulmues: Beram Cani, Kiri Zira, Anton Lleshi, Albi Xhabrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online