Ilir Daja pëson humbjen më të thellë që pas largimit në Kosovë: E dija që do të vinte kjo ditë…

Ilir Daja ka pësuar humbjen më të thellë që pas largimit te Ballkani. Në ditën e sotme, kampionët e Kosovës janë mundur në shtëpi me shifrat 1-4 nga Llapi. Një rezultat befasues i ardhur nga një skuadër që ndodhet në mesin e tabelës. Menjëherë pas ndeshjes së sotme, Daja u shpreh se një ditë e tillë do të vinte herët a vonë.

“Pa i mohuar meritat e Llapit, pasi meritoi gjithçka, mund të them se e kemi ditur se do të vijë një ditë si kjo për shkak të intensitetit të ngjeshur prej 26 ndeshjeve. Pas golit të parë, u tërhoqëm disi dhe kjo na kushtoi. Ajo që është më e mira është se pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër për t’u rikthyer aty ku ishim.

Nuk ishte fytyra e vërtetë sepse kemi bërë mirë si në kampionat ashtu edhe Evropë dhe besoj se duhet të kthehemi sa më shpejtë të loja jonë që dominojmë kundërshtarët”, tha Daja pas ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online