“Arbitri kishte aromë Botërori, i anuloi golin padrejtësisht Carës dhe na mohoi penallti”! Sulçe tregon lojtarët e Superiores që spikatën me Katarin

Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore me produktin e Superiores. Kuqezinjtë u ndeshën me vendin organizator të Botërorit, Katarin. Këta të fundit fituan me shifrat 1-0 falë një penalltie të ekzekutuar saktësisht në pjesën e parë. Por rezultati nuk është pasqyra më e mirë e ndeshjes. Arbitri mendoi që t’i jepte një dorë Katarit para nisjes së kompeticionit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të “Ora News”, Altin Sulçe tregoi se çfarë ndodhi në këtë miqësore dhe lojtarët e Superiores që spikatën më tepër. Jo pak rëndësi në lidhje me performancën e tyre duke ditur se dy ndeshjet e fundit, me Arabinë Saudite dhe Katarin, nuk u transmetuan në televizion.

“Ndeshjet kundër Arabisë Saudite dhe Katarit ishin ato që i kanë bërë realitet ëndrrën e lojtarëve të Superiores, për të përfaqësuar kombin e tyre. Dukej dëshira në sytë dhe intervistat që dhanë pas ndeshjes, këta djemë e duan Kombëtaren. Por problemi është se futbollistët e tjerë të Shqipërisë vijnë nga kampionatet e rënda, kjo i eklipson ata të Superiores. Kampionatet e rënda nuk i kanë treguar ende në fushë, por sigurisht që emri i klubit dhe kampionati ku luan ndikon shumë.

Do ta kenë të vështirë të depërtojnë duke ditur se lojtarët tanë vijnë nga Seria A, Broja që vjen te Chelsea. Do të ishte mirë që dy-tre elementë më të mirët e këtyre futbollistëve të Superiores të ishin pjesë e Kombëtares. FSHF duhet ta shoh më mirë këtë pjesë, fundja do të reklamonim produktin tonë. Ndeshja kundër Katarit kishte ato dritë hijet. Në pjesën e dytë u rrit së tepërmi performanca. Ne kishim pak aromë botërori pasi u ndeshëm edhe me Katarin, vendin që e organizon Botërorin. Por jo vetëm ne, edhe arbitri kishte aromë Botërori.

Pas një humbje ndodh gjithmonë që ne të justifikohemi, por këtë herë arbitri ndikoi dukshëm në favor të Katarit. Një penallti u dha lehtësisht kundër nesh, por nuk na dhanë një penallti të pastër ku Hadroj u tërhoq dukshëm dhe fuqishëm në zonë. E njëjta gjë me Tedi Carën, doli përballë portierit dhe shënoi gol, ia anuluan për pozicion jashtë loje. Ai ishte një metër brenda dhe goli ishte i rregullt.

Rrapaj luajti futboll të mirë, Gurishta kishte ndeshje pozitive, Bitri, Marku, Xhixha, Ismajlgeci ishin mirë gjithashtu. Nuk duhet të harrojmë që këta lojtarë kanë vetëm tre ditë në stërvitje, nuk njihen me njëri-tjetrin, luajtën me skemën 3-5-2 që Reja nuk e ndryshon kurrë. Në përgjithësi mendoj se ishte performancë pozitive. Ndeshja me Italinë do të jetë prova për të parë sesa prej tyre kanë arritur që të bindin Rejën për vazhdimësinë”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online