Ilir Daja ka marrë një lajm të mirë teksa Alban Hoxha do të rikthehet tek skuadra e kuqe pas dëmtimit. Portieri dhe njëherësh kapiteni i Partizanit, mungoi në dy ndeshjet e fundit të të kuqve, ndaj Kukësit dhe Laçit.
Alban Hoxha mori një dëmtim në stërvitje ku ndjeu dhimbje në shpinë, përpara ndeshjes me Kukësin. Hoxha ishte pjesë e grupit të skuadrës në Elbasan Arena, në ndeshjen kundër me Apoloninë, e cila do të luhet të dielën.
Portieri është stërvitur në kujdes të plotë, në mënyrë që të mos përsëritet dëmtimi, i cili ka ndodhur dhe më përpara tek ky lojtar.
Kapiteni i “demave” pësoi të njëjtin dëmtim dhe dy vite më parë kur pas 28 ndeshjesh radhazi të luajtura në Superiore, u detyrua të qëndrojë jashtë në dy takimet e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/