Tirana e trajtoi si dështak dhe nuk e pagoi, tani prezantohet në Ligën 2 franceze

Futbolli shqiptar, një kaos i paparë, ku pakkush e di çfarë bën realisht. Një detaj: çdo vit vijnë dhjetëra të huaj, 80% e tyre zhduken pa gjurmë një vit më pas. A janë dështakë? Jo të gjithë, ndoshta është me vend thënia e kundërt: dështakët jemi ne, që nuk dimë të presim dhe t’u marrim maksimumin lojtarëve.

Një shembull: Martin Kavdanski! Mbrojtësi bullgar erdhi te Tirana në vitin 2015, me nj CV shumë të pasur, mes Bullgarisë dhe Shkëndijës së Tetovës. Sa luajti? 4 ndeshje dhe në janar 2016 iku pa ndier. Nuk e paguan, e çoi çështjen në gjyq në FIFA. E fitoi çështjen, i mori paratë Tiranës, i bllokoi edhe merkaton në janar, kur te Tirana po prezantonin Elis Bakajn, duke harruar dënimin e marrë nga FIFA. Nëse Tirana ra nga Superiorja, ja ku e keni arsyen kryesore!

Sezoni i fundit e ka Kavdanskin te Lokomotiv Gorna Orjahovica, 29 ndeshje si titullar, rendiment i shkëlqyer dhe një provë në Francë, në Ligën 2, te Klermont Foot, aty ku drejton një trajnere femër, Korin Diakre.

Ka qene edhe para një dekade te të rinjtë e Metzit, por këtë radhë Kavdanski e ka fituar bastin e karrierës. Bindi, fitoi kontratë 2-vjeçare, është prezantuar zyrtarisht. Kuptove, Tiranë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online