“Hysaj bën gjëra te Shqipëria që nuk i bën kurrë te Napoli”, Jupi tregon gafën e Berishës: Po takonte Ismajlin

Redi Jupi ka analizuar ndeshjen e Kombëtares ndaj Kazakistanit që u fitua në shifrat 3-1.

I pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” është shpjeguar edhe performanca e dy lojtarëve si Elsied Hysaj dhe Etrit Berisha. Jupi është shprehur se Hysaj merr përsipër shumë përgjegjësi të tepërta te Shqipëria që kurrsesi nuk mundet te Napoli.

Sa i përket gafës së Berishës që pësoi golin nga mesfusha, figura e njohur e futbollit shqiptar ka thënë se portieri i Kombëtares kishte shkuar për të përgëzuar Ismajlin që sapo kishte realizuar golin e parë me fanellën e kuqezinjëve.

“Në ndeshjen ndaj Kazakistanit mund të them se kemi bërë një përballje të nivelit të mirë. Bashkë edhe me pjesën e dytë ndaj Kosovës që ka qenë në nivelin e mirë, por vinim nga dy barazime ku kemi zhvilluar paraqitje mesatare dhe ajo humbje kundër Lituanisë që nuk duhej të ndodhte as në ëndrrën më të keqe. Një mbrojtje si të tanishmen unë nuk mbaj mend që ta ketë pasur Shqipëria.

Pra që të ketë pasur më shumë garanci se tani. Sa i përket gabimeve të futbollistëve mund të analizojmë Hysajn. Është e vërtet që Hysaj bën gjëra te Shqipëria që nuk i bën kurrë te Napoli. Kjo ndoshta edhe nga skema, pasi te Napoli luan me katër dhe Hysaj pason thjeshtë te anësori që ka, luan thjeshtë. Por këtu bën gjëra shumë të tepruara. Sa i përket atij goli të pësuar nga ana e Berishës, më thanë që kishte shkuar për të përgëzuar Ismajlin pasi bëri golin e parë me fanellën e Kombëtares. Megjithatë duhej që të gjendej edhe pak metra më afër portës”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online