Ikën një shqiptar dhe vjen një tjetër, Fenerbahçe pranë firmës me talentin e Kombëtares U-21

Vedat Muriqi është afër largimit nga Fenerbahçe, por një tjetër shqiptar do të vijë në radhët e skuadrës turke. “Nëndetësja e verdhë” ka pikasur prej kohësh talentin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Omar Imerin, dhe akordi marrëveshja duket se është pranë.

Prej kohësh është përfolur një kalim i tillë, por shuma që Shkëndija kërkonte ishte dyfishi i asaj të ofruar nga Fenerbahçe. Megjithatë, duke ditur faktin se mund ta humbasin me parametra 0 vitin e ardhshëm, kuqezinjtë e Tetovës mund të lëshojnë disi pe.

Media turke “Takvim” raporton se akordi pritet të mbërrijë për një shifër që varion 150-300 mijë euro. Imeri është një sulmues i talentuar që shihet me perspektivë për të ardhmen, nga i cili Fenerbahçe mund të përfitojë shumë në vitet në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online