Zyrtare/ Një tjetër futbollist shqiptar ndjek rrugën e Vrionit, Juventusi vesh mbojtësin bardhezi

Vrioni nuk do të jetë i vetmi futbollist shqiptar që është pjesë e gjigantëve italianë, Juventusit. Bardhezinjtë kanë afruar te të rinjtë e tyre edhe Albian Hajdarin. Ky i fundit është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Zvicër, të cilën e përfaqëson edhe në Kombëtaret e moshave.

Mbrojtësi është një produkt i Bazelit, ndërsa tashmë rrugëtimi i karrierës së tij do të vazhdojë me Juventusin. Firma është hedhur dhe “zonja e vjetër” e ka dorëzuar kontratën në Federatën e Futbollit të Italisë për të federuar lojtarin. Nga Italia mësohet se 17-vjeçari është në planet e ekipit U-23 të bardhezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online