Ikën Mbape? Asnjë problem, Monako merr Jovetiçin, por edhe talentin e Lacios

A mund të refuzohen thuajse 200 milionë euro për një futbollist, qoftë ai edhe Mbape, një lojtar i cili shihet si ylli i së ardhmes në futbollin botëror?

Te Monako nuk janë budallenj. Kanë bërë miliona pa fund këtë verë duke shitur në Angli disa nga talentet e vet, ndërsa tani po e çojnë Mbapenë në Paris, duke e falënderuar nga zemra për thesin me para që po u jep.

A ka zëvendësues Mbape? Natyrisht, me shpenzime shumë të vogla, sepse tashmë është zyrtarizuar transferimi i malazezit Stevan Jovetiç në Principatë, për vetëm 12 milionë. Çmenduri, për ata që e kanë ndjekur prej vitesh Jovetiçin.

Nuk mbaron me kaq, sepse “bomba” e Monakos quhet Keita Balde. Talenti i Lacios, në konflikt me klubin dhe i kërkuar nga Juventusi, Interi e Milani, tashmë po shkon në Montekarlo për vizitat mjekësore.

Marrëveshje për 30 milionë euro, të gjithë të lumtur, përveç Juventusit, që flitej se kishte marrëveshje me lojtarin e talentuar.

Keita, colpo di scena: accordo Monaco-Lazio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *