Është kohë merkatoje, shumica e lajmeve janë false, sa për të marrë klikime në ueb e për të shitur ndonjë gazetë më shumë, ndaj duhet pak mosbesim, por nuk mund të mos ketë tronditur tifozët e Interit lajmi i fundit në lidhje me Mauro Ikardin.
Kapiteni zikaltër, dukshëm i demoralizuar pas rezultateve mediokre të Interit në javët e fundit, tashmë po mendon seriozisht largimin. Nga Spanja Diario Gol raporton se Reali e ka ndarë mndjen dhe do të investojë fuqishëm që në janar për të marrë sulmuesin argjentinas, por nuk mbaron me kaq, sepse “Daily Express” në Angli shkon deri aty sa shkruan që Ikardi ka kryer në mënyrë sekrete kontrollet mjekësore në Madrid dhe ka arritur marrëveshjen.
Në këtë moment Ikardi vlen 110 milionë euro, a mendoni se i ka problem Florentino Perez aq para?