Ikardi dhe ato lot që kujtojnë Ronaldon

Inter-Juventus nuk kishte qenë kurrë aq interesante dhe vendimtare sa mbrëmë, që nga kohërat e penalltisë së famshme që nuk iu dha Ronaldos, pas një faulli të Julianos. Ishin kohëra të errëta për Interin, ashtu si janë tani, sepse pushteti i Juves në fushë e jashtë saj është i madh, tepër i madh.

Në fund erdhi një humbje e hidhur për zikaltërit, që kanë përjetuar makthet e së shkuarës, sepse sërish kanë parë se si kartonët e kuq kanë kritere të tjerë për Juven e të tjerë për rivalët e bardhezinjve. Kanë parë se si një fitore kthehet në humbje pas 80 minutash me një lojtar më pak, motiv krenarie, por në futboll krenaria nuk vlen shumë, për sa kohë trofetë u marrin të tjerët dhe Champions League digjet ndoshta nga kjo ndeshje e çmendur.

Në fund Mauro Ikardi ishte i përlotur, nuk e priste atë fund dramatik dhe u prek, duke treguar se e ndjen shumë atë fanellë zikaltër, ndryshe nga sa kanë menduar shumë tifozë këto vite. Është një kapiten i vërtetë, jep gjithçka në fushë dhe është simboli i një Interi që po mundohet të kthehet lart.

Megjithatë, ka momente kur gjithçka humbet kuptim dhe depresioni mbizotëron, ndaj tek Interi me të drejtë ato lot kujtojnë të madhin Ronaldo. Edhe Fenomeni vuajti, protestoi, u përlot kur Interin i hiqnin titullin, ndërsa më pas iku, për të fituar gjetkë, aty ku nuk ndihej i rrethuar dhe i poshtëruar.

Duket si një “deja vu”, Ikardi në vend të Ronaldos, Interi mund të humbasë në verë lojtarin më cilësor që ka pasur dekadën e fundit. Është koha e milionave, por edhe e llogarive, ndoshta Ikardi mbrëmë e kuptoi se në Itali nuk do të fitojë kurrë trofe. Jo tek Interi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online