Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, që sot ka prezantuar Badelj dhe Korrea, ka folur edhe për Berishën, por sidomos Riza Durmishin, që erdhi nga Betis Sevilja: “E kemi ndjekur për tre apo katër vjet. Kur patëm mundësi ta merrnim, nuk hezituam aspak. Durmishi ka karakteristikat e duhura. Do të ketë nevojë për përshtatje, por jam i bindur se do të bëjë shumë mirë te Lacio”.