Igli Tare ka piketuar talentin e radhës. Drejtori sportiv i Lacios ka kthyer sytë nga Franca, atje ku një yll i ri po lind. Bëhet fjalë për Folarin Balogunin. Sulmuesi 21-vjeçar është në huazim në radhet e Reims-it, por kartoni i tij zotërohet nga Arsenali.
Balogun po shkëlqen në Ligue 1, ku udhëheq listën e golashënuesëve me 15 gola të shënuar, po aq sa edhe Kilian Mbape. Ndërkohë, pas tij qendrojnë edhe emra si Lionel Mesi, apo Nejmari. “Calciomercato“ raporton se Lacio është e interesuar për shërbimet e tij, por ka edhe konkurencën e Napolit, Milanit dhe Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/