Spanja thërret Elseid Hysajn, Gatuzo kërkon mbrojtësin shqiptar për projektin e tij

Spanja vijon të mbetet një destinacion i mundshëm për Elseid Hysajn. Pas interesimit të Vijarealit, tashmë në skenë shfaqet edhe Valencia. “La Repubblica” bën me dije se Xhenaro Gatuzo kërkon të ketë mbrojtësin shqiptar pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.

Oferta pritet të mbërrijë së shpejti në tryezën e Igli Tares. Hysaj nuk u përshtat në mënyën e duhur në sezonin e tij të parë te Lacio, pavarësisht se në pankinë është trajneri që e njeh më mirë se kushdo tjetër. Për këtë arsye, shkodrani nuk është i pashitshëm në merkato. Një transferim në La Liga ndoshta do të ishte një lëvizje e mirë për Hysajn në karrirë, duke ditur se do punojë me një trajner si Gatuzo, që i riktheu besimin e munguar në bashkëpunimin që patën së bashku te Napoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online