Igli Tare i bën një nder të madh Kosovës, Vedat Muriqi ishte “dhurata” për Europianin

Pandemia nga sjellë me vete një kaos të madh nga ku nuk mund të bënte përjashtim as futbolli. Rregullat kanë ndryshuar dhe tashmë janë vetë Kombëtaret ato që po vuajnë pasojat. Vendimi për t’u përgjigjur ftesës së përfaqësueses tani nuk i takon më lojtarëve, por po anon gjithnjë e më shumë nga skuadrat.

Shqipëria e ka hequr mbi supe këtë barrë dhe së fundmi janë lojtarë si Kamberi, Berisha, Ramadani dhe Selahi që nuk marrin dritën jeshile nga klubet e tyre. Madje një shqetësim fizik la jashtë edhe gardianin Strakosha, me Lacion që nuk dëshiron të rrezikojë portierin titullar të saj.

Por në një moment të tillë Igli Tare shfaqet si një rreze drite për Kosovën, duke i ardhur në ndihmë me nderin ne madh që i bën. Vedat Muriqi ishte “dhurata“ më e bukur për Europianin. Nga dëmtimi te infektimi me Covid-19, nga i cili u lirua ditëve të fundit, në çdo skuadër tjetër sulmuesi shqiptar do e lejonin të bashkohej me përfaqësuesen e tij.

Megjithatë dëshira për të parë një përfaqësuese shqiptare në kampionatin Europian është e madhe dhe mund të ketë bindur Taren dhe drejtuesit bardhekaltër të lënë të lirë Muriqin për të qenë në urdhërat e Shaland. Maqedonia është shansi i artë për të shkruar historinë për Kosovën dhe një lojtar si Muriqi, që aq shumë i ka dhënë dardanëve për të mbërritur deri në këtë pikë nuk mund të mungonte në momentin më delikat dhe kur ekipi ka më tepër se kurrë nevojë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online