Në vitet e fundit plaga e zakonshme e Flamurtarit ka qenë shpërbërja dhe rindërtimi i skuadrës nga e para, në verë apo në janar. Këtë vit nuk do të ndodhë kështu, të paktën ky është premtimi i administratorit kuqezi Sinan Idrizi, i cili edhe pse është larguar trajneri Shpëtim Duro, ka ndërmend të vijojë projektin e tij, duke konfirmuar pjesën më të madh te ekipit.
Idrizi shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi: “Kemi një ekip shumë të mirë, që kaloi një periudhë të keqe, një situatë të pakëndshme. Pjesa më e madhe e lojtarëve do të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës. Ekipi është shumë i mirë, nuk duhet të shfryjmë çdo gjë. Do të jemi në kontakt edhe me lojtarë të tjerë, të nivelit më të lartë, për ta rritur standardin e Flamurtarit.
“Lojtarët e Flamurtarit duhet të tregojnë veten dhe e përsëris se ky është ekipi më korrekt që kam pasur. Nuk ka bastexhinj, gëzhoja të vjetra, apo lojtarë skedinash. Jam i zhgënjyer nga rezultatet, por mendoj se kemi akoma kohë për të dhënë atë që duhet. Nuk fyej askënd, por Flamurtari ka një fanellë, që i ka të gjitha brenda saj.
“Nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990 dhe që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve ‘90. Pikën më të dobët si administrator kam ruajtjen e vlerës së fanellës”.
Idrizi ka konfirmuar se në stol do jetë dyshja Behari-Ruci: “Ia kemi besuar drejtimin e Flamurtarit për javët e mbetura të kampionatit Ardi Beharit dhe Vasil Rucit. Ata janë prej kohësh në klub dhe e njohin ambientin. Janë larguar Duro dhe Beqiri, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e bërë dhe korrektësinë që treguan. I dinim më mirë hallet e Flamurtarit dhe është një zgjidhje brenda llojit, më e mira për momentin. Më pas do të flasim”.
“Nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990 dhe që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve ‘90”.
Shume bukur e ke thene.Nuk mund te jeten ndryshe. Ekipi i Flamurtarit eshte ikone e futbollit shqiptar.Nuk mund ta ulin ca ordinere dhe hajdute. Jemi krenare . Ne dime fare mire c ka ndodhur sivjet dhe gjithe keto vite me kete ekip.E verteta do te dale.