Idrizaj: Europa? Oreksi vjen duke… fituar

Hektor Idrizaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Mbrojtësi ka spikatur këtë sezon me Kamzën, duke qenë një nga lojtarët kyç të teknikut Ramdan Ndreu. Pas ndeshjes, 28-vjeçari sheh te skuadra e tij dëshirë për të ecur përpara, por vendos theksin te fakti se lojtarët janë me këmbë në tokë, teksa pwr “Supersport” shprehet:

NDESHJA – “Mendoj se ishte ndeshje e vështirë, pasi kundërshtari vinte pa presion sepse luante jashtë. Ndikimi i rezultateve pozitive mund të na ketë bërë pak euforik, çka u tregua pasi pësuam gol që në fillim. Skuadra reagoi dhe mendoj se është pozitive”.

VAZHDIMËSIA – “Është shumë e vështirë që të kesh vazhdimësi. Kemi lojtarë me këmbë në tokë, duam të kemi këtë ritëm”.

OBJEKTIVAT – “Si fillim kur kemi ardhur nuk ishte synim Europa. Duke fituar oreksi shtohet. Nuk i dihet. Ne vlerësojmë ndeshjen e radhës. Të marrim rezultatin e radhës. Është herët për të vënë objektiva, jemi ndërtuar rishtazi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online