Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, kërkon të ndjekin ndeshjen edhe… qentë

0

Një ide krejtësisht e pazakontë vjen nga Spanja. Klubi që siguroi pjesëmarrjen në La Liga për sezonin e ardhshëm, Girona, synon të nxisë praninë e kafshëve shtëpiake në stadium.

Skuadra në fjalë ka lidhur një kontratë sponsorizimi me kompaninë për kujdesin dhe ushqimin ndaj kafshëve shtëpiake, “Gosbi”, dhe tashmë po shqyrton mundësinë për krijimin e hapësirave që edhe qentë të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjet. Presidenti i Gironës ka nisur kështu projektin për të qenë i pari klub miqësor ndaj kafshëve shtëpiake./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.