E bujshme/ Hidhet ideja e çmendur për Ronaldon te Chelsea, Broja përdoret për rikthimin e mesfushorit

Një lajm i bujshëm qarkullon së fundmi në mediat angleze. Presidenti i Chelsea-t, Tod Boehly, ka takuar në Portugali Jorge Mendesin. Tema e diskutimit ka qenë Cristiano Ronaldo, për një transferim të mundshëm të tij në “Stamford Bridge”.

Një kalim i tillë do të mbyllte përfundimisht diskutimet për zëvendësuesin e Lukakut dhe do të shuante shanset e Armando Brojës për një vend në ekipin e Chelsea-t. Ndërkohë sulmuesi shqiptar po përflitet të përdoret si opsion për rikthimin e Declan Rice-t në radhët e bluve të Londrës. Broja së bashku me 70 milionë paund priten t’i ofrohen West Ham-it për lojtarin e Kombëtares angleze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online