E hoqi nga fusha që në minutën e 25 ndaj Tiranës, një lojtar i Fenerbaces mbylli përfundimisht sot historinë e tij në miqësore

0

Një ndeshje miqësore nuk vlen asgjë sa i përket rezultatit të arritur, por tregon shumë sa i përket lojtarëve. E parë në këtë këndvështrim duhet theksuar fakti se një lojtar i Fenerbaces e ka mbyllur me siguri aventurën e tij te ekipi turk me trajnerin Jorge Jesus. Bëhet fjalë për qendër mbrojtësin Mauricio Lemos, që më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Las Palmas dhe Sasuolos.

Pas një ndeshje me gabime ndaj Shkupit, vjen një tjetër ndaj Tiranës. Vetëm 25 minuta i janë dashur Jesus ndaj ekipit të Shqipërisë, për ta nxjerrë menjëherë nga fusha Lemos. Në mediat turke ky ndërrim i trajnerit të Fenerbaces po komentohet jo vetëm si lëvizje e zakonshme, por mbyllje e aventurës për mbrojtësin uruguaian. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.