Kriza e madhe financiare e pësuar nga Koronavirusi ka goditur keqazi edhe financat e shëndosha të PSG. Leonardo po kërkon që t’i japi zgjidhje situatës për të larguar Ikardin që i kushton një shifër të majme monetare.
Në këtë drejtim PSG do të fitonte shumë edhe për të rinovuar kontratën me yllin e saj, Mbapen. Ndërkohë për të zëvendësuar Ikardin pritet që të vijë Aguero, i cili është në skadim të kontratës me Man.City dhe do të vinte me parametra zero. Nëse e gjitha kjo do të ndodhte, do të kishim vetëm ndryshimin e emrave, pasi kualiteti mbetet po i njëjtë. /Sport Ekspres/