Ibrakadabra show: Pa mua Botërori nuk ka kuptim

Zllatan Ibrahimoviç është një lojtar gjenial në fushë, por spektakolar është edhe jashtë fushe, me një personalitet unik. Pasi braktisi kombëtaren suedeze në fund të Euro 2016, Ibrakadabra ka vendosur të kthehet në kombëtare. I ftuar në një emision televiziv në Amerikë,  ylli i LA Galaksi ka deklaruar se dëshiron të shkojë në Botëror: “Një Botëror pa mua nuk do ishte Botëror. Do të shkoj në Rusi, po. Por nuk mund të them më shumë se kaq, duhet të tregohem shumë i kujdesshëm me deklaratat”.

Ibra flet edhe për aventurën e tij amerikane: “Prej disa vitesh kisha tifozë këtu në Los Anxheles dhe dëshiroja t’u bëja një dhuratë. Nuk jam suedezi tipik, por unë e kam vendosur Suedinë në hartë… Goli im në debutim? Kur erdha në Los Anxheles, thashë me vete që këtu ka tërmete, por i tillë isha unë kur erdha. Në Europë isha mësuar të më njihnin të gjithë dhe të më ndalnin kudo, ndërsa në Amerikë më garantuan se do dilja i qetë rrugëve. Epo, nuk është e vërtetë: që në ditën e parë më ndalnin kudo.

“Mënyra si luaj është mëkati im origjinal. Mentaliteti im është i paprekshëm: çfarëdo gjëje që të bëj, është ajo që zgjedh çdo ditë dhe unë zgjedh futbollin. Më vjen keq për tifozët e sporteve të tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *