Ibrahimoviç: I thashë Murinjos të mos paguhesha

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zllatan Ibrahimoviç ka zbuluar se ai bëri kërkesë që të luante falas, gjatë sezonit të tij të dytë te Mançester Junajtid.

Ylli suedez shënoi 27 gola në sezonin e parë në Mançester, me Zhoze Murinjon në drejtim, por në prill 2017 u dëmtua rëndë në ligamentet e gjurit në një ndeshje kundër Anderlehtit.

Gjithsesi, ai firmosi sërish në Old Trafford dhe u kthye në fushë 7 muaj më vonë, por gjuri vazhdoi t’i krijonte probleme, derisa vendosi të largohej, për të firmosur për LA Galaxy në Amerikë.

Në një intervistë për BBC, Zllatan tregon se kur u kthye për sezonin e dytë në Mançester, nuk mendonte fare për paratë.

“Situata nuk kishte lidhje me kontratën dhe paratë, ishte e kundërta. Dëshiroja të luaja, por e kuptova që nuk po arrija të bëja atë që kisha në mendje. Mendja mund të jetë gati, por gjunjët jo. I thashë Murinjos: ‘Nuk dua para, mbaje pagën time. Nuk jam gati dhe nuk dua të të zhgënjen, pasi kam respekt për skuadrën dhe për ju’. Kur u ktheva në fushë, e kuptova që nuk isha ku dëshiroja. Para dëmtimit isha Zllatan, pas dëmtimit nuk isha dot më i njëjti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *