Ibrahimoviç vazhdon të ruajë formën më të mirë në Amerikë, pavarësisht moshës që nuk flet në favorin e tij. Sulmuesi suedez nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe kërkon thyerjen e rekordeve.
Një ide të çmendur ka hedhur së fundmi, pasi kërkon rikthimin në Seria A dhe duke kërkuar Napolin: “Është një vend që e përjeton futbollin. Nëse unë do të shkoj atje, do e mbush stadiumin çdo javë. I garantoj ende 20 gola në sezon dhe Ançeloti është një trajner kampion. Dua një ekip që lufton për titull, jo të më blejnë se jam Ibrahimoviç”, ka thënë sulmuesi suedez. /Sport Ekspres/