Olsi Rama: Prisja më shumë tifozë në “Loro Boriçi”, Partizani duhej të bindte më tepër

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Vllaznisë. Një fitore me shumë vlera kjo e të kuqëve që e gjenin ekipin shkodran në momentin e tyre më të mirë dhe në një stadium të mbushur.

Por pavarësisht kësaj, Olsi Rama shprehet se priste edhe më tepër tifozë në këtë përballje. Ndërsa sa i përket tre pikëve të marra ndan kënaqësinë e rezultatin, megjithëse thotë se Partizani duhej të ishte më bindës në këtë fitore.

“Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është se është një skuadër shumë e mirë këtë sezon. Sigurisht që ne kishim ardhur për tre pikë. Pastaj sesi do të shkonte ndeshja kjo është punë tjetër. Ishte një tre pikësh që me të vërtetë na ka kënaqur shumë në këto momente.

Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishet një fitore e çmuar por e munduar përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës. Tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ne kërkojmë lojë dhe pikë dhe të gjejmë qetësinë e renditjes. Çdo trepikësh të ndihmon që të shkosh përpara”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online