Në Amerikë rregullat janë pak ndryshe sa i përket futbollit nga ai që jemi mësuar ne të shohim në Europë. Zllatan Ibrahimoviç siç duket e ka pak të vështirë të mësohet me këtë gjë. Normale, duke ditur karakterin e tij që konsideron veten “Zot”.
Suedezi refuzoi që të luante në ndeshjen “Alla Stars”, por siç duket nuk e dinte se nëse e bënte diçka të tillë Federata mund ta pezullonte dhe në të tilla kushte sulmuesi duhet që ta ndjekë nga tribuna ndeshjen me skuadrën e Minesotas. Kujtojmë që Ibrahimoviç aktivizohet në radhës e Los Anxheles Galaksi.
Vetë lojtari është shprehur shumë i revoltuar, duke theksuar se vjen nga bota e vërtetë dhe rregullat nuk duhet të jenë siç i duan vetë drejtuesit: ”Është qesharake, por unë nuk dua që të komentoj. Unë vi nga një botë tjetër, vi nga bota e vërtetë. Më vjen keq që nuk mund t’i ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Gjithsesi, ata më humbasin humbin, nuk më intereson”. Me fjalitë e fundit edhe një herë Zllatan tregon se ai e konsideron veten si një “perëndi” dhe se fakti që nuk do të jetë në fushë bën që MLS të humbasë më shumë sesa ai.