Labinot Ibrahimi është një prej lojtarëve që ka më shumë sezone me Partizanin. Mbrojtësi ishte së bashku me trajnerin gega në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Laçin, ku foli për këtë takim, por dhe për sezonin në tërësi të ekipit të tij.
Sa ka ndryshuar Partizani i këtij edicioni me atë të viteve të shkuara?
Normale, që ka pasur shumë ndryshime. Profesori gega, stafi i tij, presidenti, drejtori kanë bërë një punë jashtëzakonisht shumë të mirë dhe kanë ndryshuar shumë nga edicionet e shkuara”.
Që pas ndeshjes me Kukësin keni pësuar rregullisht gola, mos është disi në presion mbrojtja?
Nuk është presion, por pak psikologjike, pasi po flitej që Partizani është i Europës, nuk pëson dhe vetëm ana psikologjike ka të bëjë. Duhet ta marrim si ndeshjen e radhës. Po punojmë fort dhe po bëjmë një punë të mirë. Besojmë se do ta kalojmë me sukses dhe këtë ndeshje.
Si është dallimi të luash me tifozë dhe pa tifozë?
Është si nata me ditën. Më mirë ajo ndeshje mos të luhet fare, pasi ndeshjet luhen për tifozët. Ata i japin hijeshi futbollit dhe duhen më shumë se kurrë. Në ndeshjet e tjera kemi pak tifozë dhe ata që kemi po i largojmë. Duhet të kemi më shumë tifozë.
Do të veçonit ndonjë rival për titull?
Janë të gjithë të barabarta për mua.
Ju kemi parë të luani në shumë pozicion, ju ku ndiheni më komod?
Pozicioni im natyral është mbrojtës qendre, por unë i kam bërë të gjitha. Aty ku do i duhem Partizanit do e bëj me shumë kënaqësi. E bëra për ekipi, për shokë, për profesorin dhe për familjen e Partizani.
A ka presion vendi i parë?
Normalisht që ka presion, por është e vështir ta mbash, pasi për ta marrësh është shumë e letë. Besoj se do ta mbajmë me punën që po bëhet.
I druheni kundërsulmeve të Laçit?
Kemi punuar këtë javë. E kemi profesorin këtu që na këshillon dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje. I kemi marrë të gjitha masat, vetëm të jemi me këmbë në tokë dhe ta marrim si çdo ndeshje tjetër. Do e kalojmë dhe këtë ndeshje.