Partizani ia premtoi Prishtinës, së bashku me Mazrekajn, por fjalën e fundit e ka pasur vetë Labinot Ibrahimi.
Mbrojtësi nga Kosova që në fillim deklaroi se nuk kishte marrëveshje me Prishtinën dhe nuk ishte njoftuar për lëvizjen, që nuk e entuziazmonte.
Duke qenë nën kontratë, Ibrahimi vendosi të refuzojë largimin dhe lajmin e publikuar nga “Sport Ekspres” për qëndrim përfundimtar te Partizani tashmë e ka konfirmuar vetë Ibrahimi, me një njoftim në faqen e vet Facebook.
“Të dashur miq, edhe 1 vit mbetem në familjen e kuqe FK Partizani. Ju falenderoj nga zemra të gjithve pa përjashtim për përkrahjen e madhe që më keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Dem i kuq nuk bëhesh, dem i kuq lind PMTP. Ultras Guerrils, Ultras Garda, do jeni gjithmonë në zemrën time. Me respekt, Labi 22” – shkruan Ibrahimi, një ndër lojtarët më të dashur për tifozët e kuq.