Ibrahimoviç është… Ibrahimoviç. Ai nuk di të shënojë vetëm gola në fushën e blertë, pasi është i zoti edhe jashtë saj. Shpesh nuk kanë munguar batutat e tij dhe tanimë ka lëshuar të radhës pas fitores që Los Anxhelos Galaksi ka arritur ndaj Filadelfia Union.
Suedezi asistoi në golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa më pas shënoi edhe golin e avantazhit. Deri në fund pati edhe një gol tjetër dhe LA Galaksi arriti të përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-3. Sulmuesi ndërkohë ka lëshuar “perlën” e radhës.
“Mendoj vetëm për të bërë punën time, jo për të ndryshuar kulturën e futbollit amerikan. Fati i tyre është se nuk erdha këtu dhjetë vite më parë, përnndryshe unë do të isha bërë presidenti Shteteve të bashkuara të Amerikës”, është shprehur Ibrahimoviç, i cili para pak kohësh e cilësoi veten Zot të Los Anxhelosit, teksa shkruante pas transferimit të Lebron Xhejms: “Los Anxhelos kishte një Zot, tani ka edhe një mbret”.