Samurai pa shpatë, Iniesta dhe Torres e nisin ters

Andres Iniesta dhe Fernando Torres janë transferuar këtë muaj në Japoni, duke vendosur ta mbyllin karrierën në një kampionat më pak kërkues e me sforcim më të ulët se kampionatet elitare në Europë.

Megjithatë, pas bujës, fotove, prezantimeve të bujshme dhe intervistave, radhën e ka fusha dhe sot debutimi për të dy spanjollët e famshëm ka qenë i hidhur.

Iniesta debutoi në shtëpi për Visel Koben, që u mund 3-0 nga Shonan Bellmare, e jashtëzakonshme në kundërsulm (para ndeshjes në Tëitter premtonte se do ia prishte festën Kobes). Iniesta u fut në minutën e 58-të, por dukej jashtë forme dhe nuk është se mund të bënte mrekulli, pasi rezultati ishte 0-2 në atë moment.

Festë e madhe në tribuna për Don Iniestën, por asgjë në fushë dhe Kobe është ndalur pas tre fitoresh rresht. Ndoshta edhe debutimi i tij ka ardhur në moment e gabuar, sepse vetëm para 3 javësh mesfushori luante në Kupën e Botës dhe i duhej pushim më i gjatë.

Ndërkaq, Fernando Torres debutoi për Sagan Tosun, duke u futur në minutën e 50-të të ndeshjes shtëpiake kundër Vegalta Sendait, por nuk vlejti, sepse në minutën e 87-të miqtë shënuan golin që vendosi fatet e takimit të mbyllur 0-1. Për Sagan Tosun situata është kritike, sepse është në vendin e parafundit dhe ka sulmin më të dobët në Japoni, ndaj nga Torres pritet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online