#IbraMilan… Ky është hashtagu i ri i tifozëve të Milanit që, pasi suedezi ka ndërprerë marrëdhëniet me Mançester Junajtidin dhe është vendosur që s’do të rinovojë kontratën, janë duke menduar një rikthim të gjigantit suedez. Por, pengesa e vetme quhet Mino Raiola, agjenti i pushtetshëm që po nxjerr shumë probleme sa i përket rinovimit të Donarumës. Ibra përfiton 10-12 mln euro në sezon, por sigurisht te Milani do të reduktonte rrogën e tij. “Djalli” është klubi i vetëm për të cilin do të bënte këtë reduktim page dhe do të kthehej me dëshirë të plotë, edhe pse e josh aventura në Amerikë, MLS më saktë.