Zlatan Ibrahimoviç është unik. Fiton, por edhe humbet. Gjatë verës vendosi një bast me Devid Bekam dhe duhet ta mbajë fjalën për atë që ka premtuar. I ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, ai zbulon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr një shtëpi me qira dhe madje të jo të mobiluar.
“Këtu kam marrë një shtëpi me qira, nuk di çfarë të them për të ardhmen. Të shohim. Pyeta gruan për të marrë një shtëpi të mobiluar, por zgjodhi një pa mobilie. I thashë të shkonte në IKEA dhe pronari i shtëpisë më tha: ‘Të pasurit nuk blejnë në IKEA’. ‘E vërtetë, por njerëzit inteligjentë e bëjnë këtë’, ishte përgjigja ime”, deklaron Ibra gjatë emisioni.
Më tej flet edhe për bastin e vënë me Bekam dhe premton se do ta mbajë fjalën: “Kisha vënë një bast me Bekam gjatë Botërorit. Nëse Suedia mundte Anglinë, do të shkojë tek IKEA dhe do të blija gjithçka që doja me shpenzimet e tij. Nëse do të fitonte Anglia, jam i detyruar të shkoj në ‘Wembley’ të ha peshk dhe patate të skuqura. Kam humbur bastin dhe do ta bëjë këtë gjë kur të kem kohë”.
Sezonin e shkuar Ibra ka arritur të shënojë golin numër 500, por në atë takim Los Anxheles Galaksi u mund 5-3 nga Toronto. Për nga realizimi, suedezi realizoi një perlë. Ai e komenton kështu atë gol: “Goli im numër 500? Doja të ishte special, kur shënon një gol të tillë nuk ka shumë për të thënë, po të ishte goli i fitores do isha larguar nga stadiumi”.