Ia zyrtarizuan trajnerin pa asnjë të vërtetë, Fiorentina reagon si Partizani: Ata që nuk na duan kërkojnë të na prishin qetësinë

0

Nga Klaudio Ndreca

Në këto ditë të fundit thuajse në çdo media është shkruar se De Rosi do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës. Madje në disa raste duke e bërë thuajse zyrtare marrëveshjen, por pa pasur asnjë vërtetësi.

Vetë presidenti i skuadrës italiane, Comiso, do të dilte në një deklaratë për të sfumuar zhvillimet e fundit. Nëpërmjet një reagimi thuajse identik si edhe te Partizani për të mohuar Ilir Dajën si trajnerin e ri, thuhet se besimi do t’i garantohet stafit aktual dhe disa persona kërkojnë që t’i heqin vëmendjen nga kampionati aktual, për t’i prishur qetësinë.

Fiorentina nuk është shpallur kampion në sezonin e shkuar në Itali, ashtu si Partizani në Superiore, por ekipi italian që gjithmonë lufton për vendet e Europës e sheh veten vetëm 6 pikë larg rrëzimit në Serinë B. Për këtë arsye janë kthyer edhe në qendër të vëmendjes mediatike dhe kjo ka sjellë vazhdimin e krizës në rezultate.

“Janë ata që nuk e duan Fiorentinën dhe tifozët që përpiqen të prishin qetësinë, por ne jemi të bashkuar dhe kështu do të vazhdojmë deri në fund, deri në fundin e sezonit. Gjithmonë e kam thënë që llogaritë tona do të bëhen në fundin e kampionatit, por tani mendojmë vetëm për mbylljen e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë besimin maksimal trajnerit aktual dhe stafit të tij”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.