Ditën e sotme janë Lojërat Olimpike Toky 2020 kanë ulur siparin dhe Shqipëria largohet nga kryeqyteti japonez pa asnjë medalje të fituar. Deputeti Xhelal Mziu reagon në mënyrë ironike në rrjetin e tij social “Facebook” për paraqitjen e vendit tonë në këto Lojëra Olimpike, ndërsa nuk ngurron të thumbojë edhe kreun më të ri të KOKSH-it, Fidel Yllin, për përfaqësimin që Shqipëria bëri në Tokio, ku renditet në vendet e fundit për nga medaljet e fituara.
Mbyllen Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”! Shqipëria thyen rekordin botëror e fundit në renditje Botërore (87)! Sa keq! Ndërsa SHBA renditet e para, Kosova renditet e 42! Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse SHBA me 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe 33 të bronzta renditet e para ! Pas saj vjen Kina, Japonia dhe Britania e Madhe!
Kosova u rendit në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos. Shqipëria dhe pse konkuroi me një numër të konsiderueshëm atletësh por dhe politikanësh u rendit e fundit nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, pa asnjë medalje dhe asnjë rezultat olimpik. Me marrjen e fronit të Komitetit Olimpik Shqiptar nga deputeti rilindas, ja dolëm. Dhe në sport në këto 8 vite ja arritëm që të kapim vendin e parë nga fundi (87)!“, shkruan Xhelal Mziu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/