“I thashë lojtarëve të kenë durim”, Tetova flet pas ndeshjes: Faza e dytë nuk është njësoj, ekipet marrin masat

Egnatia vazhdon me hapin e një ekipi që kërkon titullin kampion. Ky ekip di të vuajë dhe të marrë rezultate edhe në ditën jo më të mirë. Skuadra e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 0-1 kundër Erzenit në transfertë. Momenti që vendosi takimin ishte minuta e 55, atje ku Zejnullai me një lëvizje të bukur klasi dërgoi topin në rrjetë.

Trajneri i Erzenit shfryu mërzinë duke goditur shishen e ujit, nuk e priste që skuadra e tij ta pësonte me një mënyrë të tillë. Në fund, Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik. Më poshtë ndiqni intervistat e trajnerëve për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Tetova (Egnatia): “Nuk kosha dhënë detyra për qarkullimin e topit, por pamë që Erzeni ishte i gjithi në mbrojtje. Është e vështirë të depërtosh kur ekipi është i gjithi në mbrojtje. Një lojtari të tillë, si kapiteni i skuadrës ne do ti bëjmë vend. Loja i ka këto vështirësi. Nuk janë të gjithë lojtarët të të njëjtit agresivitet. I thashë dhe lojtarëve që duhet durim. Mjaftueshëm trepikëshi kundër Erzenit. Mundohem tja shpjegoj lojtarëve që faza e dytë nuk është njësoj si faza e parë. Skuadrat na njohin më mirë dhe i marrin masat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *