VIDEO/ Fitore e madhe me shumë mund e Egnatias, klasi i Zejnullait thyen Erzenin dhe jep fitoren e radhës

Egnatia vazhdon me hapin e një ekipi që kërkon titullin kampion. Ky ekip di të vuajë dhe të marrë rezultate edhe në ditën jo më të mirë. Skuadra e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 0-1 kundër Erzenit në transfertë. Momenti që vendosi takimin ishte minuta e 55, atje ku Zejnullai me një lëvizje të bukur klasi dërgoi topin në rrjetë.

Trajneri i Erzenit shfryu mërzinë duke goditur shishen e ujit, nuk e priste që skuadra e tij ta pësonte me një mënyrë të tillë. Në fund, Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online