“I thashë lojtarëve që sot doja një skuadër krenare”, Orges Shehi: Kur humb një ndeshje, tjetrën pret që ta fitosh

Partizani është rikthyer në mënyrë bindëse të fitorja. Ekipi i Orges Shehit ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-0 në “Arenën e Demave”. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura për të dyja skuadrat, por ndeshja u bë më e lehtë për të kuqtë në fraksionin e dytë të lojës.

Një penallti në minutën e 55 solli zhbllokimin e rezultatit. Tedi Cara u tregua i saktë nga 11 metrat, duke kaluar kështu në epërsi Partizanin. Vetëm 5 minuta më vonë, ishte përsëri Cara ai që shkundi rrjetën dhe i dha qetësinë të kuqve. Për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0 mendoi Mehmeti, i cili në minutën e 72-të mbylli historinë e këtij takimi. Partizani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Kukësi vështirëson pozitat në fundin e tabelës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë folur për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Shehi (Partizani): “Çdo ndeshje ka vështirësitë e ndeshje. Në fillim na rrezikuan 1 ose 2 herë. Gradualisht edhe ne morëm masat tona për ta zhvendosur lojën në pjesën tjetër të fushës. Vinim pas një ndeshjeje të humbur. Para asaj ndeshjeje të humbur kishim fituar derbin. Kur humb një ndeshje pret që në tjetrën të reagosh. Presioni në klasifikim është prezent. Skuadrës i kam thënë që sot dua një skuadër krenare për atë që ka arritur dhe ta shohin çdo gjë me pozitivitet. Në futboll ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Luanim me një kundërshtar, që vërtetë është në vendin e fundit, por diferencat në kampionat janë të vogla”.

Devolli (Kukësi): “Kemi bërë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë patëm 2-3 mundësi që nuk i shfrytëzuam. Kjo për meritë të portierit të Partizanit. Na sajohet një gol që duhet ta shohim. Këtë e dinë ata në studio. Por nuk është kjo pjesa ime. Pjesa ime është që duhet rregull. Nuk më pëlqen që skuadra shthuret. Në rregull, pësove një gol, por nuk ka problem, ndeshja vazhdon. Ndoshta nga emocionet, shumë janë lojtarë të rinjë. Disa luajnë për herë të parë në Superiore. Do i mësojmë. Kanë nevojë për besim, kanë nevojë për mbështetje. Më vjen inat, edhe dy gola të pësojmë duhet të vazhdojmë lojën. Kjo po na bëhet si gangrenë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online