Sezoni që mund të fusë Interin në histori, ja rekordet që mund të thyejnë zikaltrit në Serinë A

Interi po përparon i qetë drejt titullit kampion në Serinë A. Ylli i dytë në fanellë është gjithnjë e më pranë për ekipin e Inzagit, që këtë sezon ka shkëlqyer me paraqitjet e zhvilluara. Por titulli pritet të vijë edhe me rekorde nga pas. Ky sezon mund të fusë Interin në librin e historisë së futbollit Italian, teksa zikaltrit kanë mundësinë të thyejnë një sërë rekordesh deri në fund të kampionatit.

Rekordet që mund të vendosë Interi në fund të sezonit:

  1. Rekordi i pikëve në Serinë A. Rekordi aktualisht mbahet nga Juventusi. Në sezonin 2013/14 bardhezinjtë arritën të grumbullonin gjithsej 102 pikë. Një shifër që mund të tejkalohet nga Interi, i cili, nëse fiton çdo ndeshje të mbetur, mund të shkojë në kuotën e 105 pikëve.
  2. Numri i pikëve në ndeshjet jashtë. Milani i sezonit 2020/21 dhe Interi i 2006/07-s ruajnë rekordin me 49 pikë. Zikaltërve të Inzagit i mjaftojnë vetëm 15 nga 18 pikët e mbeturat në dispozicion për të vendosur rekordin e ri.
  3. Numri më i madh i fitoreve në ndeshjet jashtë. Milani i sezonit 2006/07 ka fituar 16 ndeshje në transfertë. Një numër që mund të tejkalohet nga Interi.
  4. I pamposhtur në përballjet në transfertë. Hera e fundit që diçka e tillë ndodhte i përket sezonit 2006/07 nga Interi, ndërsa më herët e ka arritur edhe Milani në sezonet 1987/88 dhe 1992/93 dhe Fiorentina në 1968/69.
  5. Numri më i lartë i fitoreve në një kampionat. Rekordi i përket Juventusit të sezonit 2013/14 me 33 fitore. Këtë sezon Interi ka mundësinë të arrijë në 34 fitore.
  6. Diferenca më e madhe me vendin e dytë. Në këtë rast Interi do të përmirësonte vetveten, pasi rekordi është vendosur pikërisht prej tij në sezonin 2006/07 me 22 pikë diferencë me Romën e vendit të dytë.
  7. Numri më i madh i pikëve në kampionat. Torino udhëheq listën e rekordeve me 125 goal në 40 ndeshje në sezonin 1947/48 dhe ndiqet nga Milani i sezonit 1949/50 me 118 gola në 38 ndeshje.
  8. Numri më i pakët i golave të pësuar. Rekordi mbahet nga Juventusi, i cili në sezonet 2011/12 dhe 2015/16 kanë pësuar vetëm 20 gola. Interit këtë sezon i mjafton të mos pësojë më shumë se 8 gola në ndeshjet e mbetura për të thyer rekordin.
  9. Numri më i madh i ndeshjeve me rrjeta të paprekura. Zomeri është pranë thyerjes së rekordit të Bufonit. Portieri i Interit e ka mbajtur portën të paprekur në 16 ndeshje, vetëm 5 më pak se Bufoni në sezonin 2010/11./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online