“I thashë Gjimshitit dhe Ismajlit, duhet të zgjohemi se do të pësojmë tjetër”! Ylber Ramadani: I thashë trajnerit, nuk e kam fare problem Zielienskin

Festë në “Air Albania”. Si rrallë në histori, Shqipëria ka treguar forcën në ndeshjen më vendimtare të saj. Stadiumi i stërmbushur ka gumëzhirë nga brohorimat e gëzimit të tifozëve shqiptarë. Shqipëria ka mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Poloninë, e cila u zhduk në “flakët e ferrit” shqiptar.

Polakët gjetën të parët golin e avantazhit, por VAR-i i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Arbitri spanjoll sinjalizon pozicion jashtë loje, e bashkë me të edhe fundin e momentit të mirë të bardhekuqve. Jasir Asani realizon një perlë me të majtën e tij në minutën e 37, duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Një festë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Mirlind Daku tregoi dhëmbët e tij sapo hyri në fushë, kur shkundi rrjetën që në askionin e parë të tijin. Sulmuesi shqiptar shpërtheu në lot, të cilët janë dëshmia e qartë e dëshirës së madhe dhe dashurisë për fanellën. Kaq mjaftoi që Shqipëria të siguronte në fund tre pikët, duke u renditur e para në grupin E dhe duke bërë të gjithë shqiptarët të ëndërrojnë. Shqipëri, të lutem mos na zgjo. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve në Supersport:

Ylber Ramadani: “Kishim shumë vështirësi në fillim, kur pësuam golin, i thashë Gjimshitit dhe Ismajlit: “Duhet të zgjohemi se do të pësojmë gol tjetër tani”. Nuk mundej të ndodhte ndryshe, duhej ta fitonim ndeshjen. Pastaj që pas atij super golit të Jasir Asanit, nuk mbaj mend që të ketë pasur ndonjë rast tjetër nga Polonia. I thashë trajnerit, nuk e kam problem Zielinskin. Më tha të kem kujdes pasi ai të nxjerr prej loje”.

Daku: “Dua ta nis me një fjalim. Për çdo gjë, njeriun e drejtë, zoti e ndihmon. Lotët që unë derdha ishin nga shpirti, se debutova me Kombëtaren, jo se nuk e dhashë mirë pasimin. Në momentin e golit, mu duk sikur çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. Isha sikur kisha 100 kg mbi supe dhe i hoqa. Që kur mora ftesën e Kombëtare, e dija që do t’i shënoja me 100% Polonisë. Nëse gënjej, Zoti më dënoftë”.

Asllani: “Ishte pak e vështirë, fusha nuk na ndihmoi shumë. Polonia po mbrohej në fillim, por pasi Jasir Asani realizoi atë super golin, ishte më e lehtë pasi Polonia doli e gjitha në sulm. Kemi qenë ekip nga minuta e parë te e fundit. Flasim shumë me trajnerin dhe me lojtarët e tjerë, rrimë bashkë edhe jashtë fushe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online